Ramadani: Qeveria e re të vazhdojë rrugën drejt NATO-s
Zëvendësministri në largim i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është dhe duhet të jetë prioriteti më i lartë strategjik në kuadër të prioriteteve tona nacionale.
Sipas tij, rruga jonë drejt NATO-s, pavarësisht sa e sfiduar mund të jetë, është më e lehtë se sa ajo drejt BE-së.
“Kjo kryesisht për shkak të qëndrimit të paqartë të BE-së rreth zgjerimit të saj, sikurse edhe për shkak të qartësisë më të madhe që ka NATO në domosdoshmërinë që shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Aleancës. Konform rregullave të NATO-s dhe orientimit tonë strategjik, pra nga hapja e dialogut e deri te aderimi final, ky proces shtetëror kërkon implikim dhe angazhim konkret të institucioneve qendrore të vendit, të cilat janë pjesë e Komitetit Ndër-Ministror për integrim dhe anëtarësim në NATO. Prandaj, kur Qeveria e tashme ka institucionalizuar këtë aspiratë, e ka bërë të qartë objektivin e Kosovës. Besoj se është shumë e vlefshme që institucionalizimi i aspiratës së Kosovës të vazhdojë së ekzistuari”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158148733664617&set=a.110808689616&type=3&eid=ARDKk2Q3jAPOspTnLfX8EqAgh_Eb8ou-adH2W6sJy6WdNOqoc0_9CQNp0T_B_Vv-_dYu26wrDvxcU3_e