Ramadani: Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se në asnjë rrethanë Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, dukë përfshirë edhe FSK-në, nuk paraqesin kërcënim.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se rajoni do të përfitojë nga transicioni i FSK-së.
Ramadani ka thënë se Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, përfshirë këtu FSK-në, nuk janë kërcënim.
Përkundrazi, ato janë multi-etnike, profesionale, kredibile dhe me diversitet më të madh etnik se popullata të cilës i shërbejnë. Këto institucione janë të trajnuara në standardet më të larta demokratike.
Rajoni do të përfitojë nga transicioni i FSK-së. Kosova kontribuon aktivisht në sigurinë rajonale dhe do ta rris kontributin.
Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës, ndërsa Serbisë po i merr qindra miliona euro nga buxheti duke i shitur armatim përmes aferave të mëdha të korrupsionit.