Ramadani: Sa e kemi situatën nën kontroll, mbajeni distancën
31 mars 2020
| 09:00
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë rekomandimet e IKShP-së në mënyrë që situata me COVID 19 të vazhdojë të jetë në kontroll.
Drejtori i IKShP-së sërish u bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institutit në mënyrë që situata me virusin COVID të vazhdojë të jetë në kontroll.
“Ne kemi e kemi situatën ende në kontroll për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten”, tha ai, duke shtuar se edhe tubimet në shtëpi janë të rrezikshme.
“Duhet ta kemi të qartë se e vetmja masë preventive është distancimi”, tha ai.