Ramadani: S’do të lejojmë që të vdesin njerëzit nga pakujdesia e të tjerëve
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), Naser Ramadani, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk i janë përmbajtur rekomandimeve të profesionistëve shëndetësorë, prandaj edhe ka rritje të numrit të rasteve me Covid-19.
“Në këto dy javë të lehtësimit të masave kur kemi menduar që çdo qytetar do të jetë i pavarur në ndërmarrjen e masave të thjeshta dhe të përditshme të sjelljeve të tyre të përditshme që kanë të bëjnë me mbajtjen e maskave dhe higjienën e tyre personale. Unë po ju them në emër të IKShPK-së me përgjegjësi të plotë se kjo nuk është arritur”.
“Qytetarët nuk e kanë dhënë provimin, nuk i janë përmbajtur rekomandimeve në pjesën më të madhe të tyre dhe për këtë kemi rritje të numrit të rasteve javën e kaluar dhe në prognozën e IKSHPK-së do të kemi rritje të numrit të rasteve edhe këtë javë”, ka thënë Ramadani në një konferencë për medie me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku kanë prezantuar manualin kundër Covid-19.