Ramadani: Serbia duhet të paguajë për agresivitetin politik kundër Kosovës
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani, ka thënë se shteti serb duhet të paguajë çmimin për agresivitetin e vet politik kundër Republikës së Kosovës.
“Serbia duhet të paguajë për agresivitetin e vet politik kundër Kosovës dhe për ndërhyrjen brenda Kosovës.
Çdo veprim e ka çmimin (koston) e vet. Është çështje e ditur kjo. Nevoja për sukses më tutje na shpie në domosdoshmërinë për kornizim të rrugës përpara. Si mund të hyjmë në një rrugë pa korniza? Pa parime të etabluara? Thjesht, e habitshme. Prandaj, nuk po flasim për kushtëzime e konfrontime. Po flasim për kornizim dhe parime. Besoj ky mund të jetë emëruesi i përbashkët i të gjithë neve”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/