Ramadani: Shpërbërja e Kuvendit nuk është përfundimi që meriton qeveria Kurti
14 maj 2024
| 17:24
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se qeveria aktuale s’e meriton përfundimin me shpërbërje të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, përgjigja e duhur do të ishte shkarkimi.
“Shpërbërja e Kuvendit nuk është përfundimi që meriton kjo qeveri. Përgjigja e vetme e duhur do të ishte shkarkimi. Ky do të ishte shkarkimi i dytë dhe kjo do të ishte hera e fundit. Sepse, jam i bindur se Kosova nuk do të dështojë edhe njëherë. Dështimi i tretë do të ishte me pasoja afat-gjate për Kosovën. Dështimi në Këshillin e Evropës (lexo: në marrëdhëniet me botën demokratike) u bë nyje që po i thyen kokën qeverisë!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.