Ramadani: Shpërthimet në Zveçan dhe ikja e Dodikut në Rusi, indikacione për rritje të tensioneve

01 prill 2025 | 12:53

Zhvillime të shumta janë duke ndodhur këto ditë në rajon.

Ikja e udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik në Rusi dhe zhvillimet e mbrëmshme në Zveçan, në veri të Kosovës janë duke u parë si indikacione për tensionim të situatës së sigurisë.

Kështu të paktën është shprehur ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani.

“Dodiku në Rusi e shpërthimet në Zveçan indikacione për tensionime të sigurisë. Janë javë që mund të kthejnë rreziqet e sigurisë në shkallë më të gjerë dhe me pasoja serioze”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Ai ka shtuar se Kosova nuk guxon të mbetet në vakum institucional.

“Shteti i Kosovës nuk guxon të mbetet në vakum institucional, derisa pakënaqësia qytetare për rritjen e çmimit të rrymës është duke u rritur”, ka shkruar Ramadani.

Mbrëmë në Zveçan ka ndodhur një shpërthim në zyrat e reja të postës, ku janë hedhur dy granata dore. Policia ka njoftuar se pas shpërthimit janë evakuuar banorët e asaj pjese.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…