Ramadani: Sveçla ka të drejtë, Vuçiqi duhet të arrestohet si Gjuriqi nëse hyn pa leje
Analisti i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, i ka thënë “të drejtë” ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, i cili paralajmëroi se po qe se presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ia mësyen të hyjë pa leje në territor të Kosovës duhet të arrestohet menjëherë, sikurse kishte qenë rasti me Marko Gjuriqin, tash ministër i Jashtëm i Srebisë.
“Standardi është vendosur qysh atëherë!”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Ministri i Punëve të Brendshme ka të drejtë. Nëse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hyn pa leje në Kosovë, nuk ka asnjë arsye të trajtohet ndryshe, përpos si shkelës i ligjeve dhe marrëveshjeve në fuqi.
E pati provuar Marko Gjuriq më 26 mars 2018, pra para 6 vitesh!
Standardi është vendosur qysh atëherë!
Pra, duhet të ndiqen procedurat ligjore.
Boll më me provokime, qoftë edhe përmes posterëve nëpër rrugë!
Serbia duhet disiplinuar për sigurinë rajonale!