Ramadani: Synojmë të marrim tri pikë ndaj Ballkanit

19 prill 2024 | 16:21

Nesër nga ora 15:00 zhvillohet derbi mes Ballkanit dhe Dritës. Ndeshje që mund të jetë përcaktuese edhe për titullin e kampionit në Superligën e Futbollit.

Një ditë para ndeshjes në konferencë për medie, trajneri Zekrija Ramadani ka thënë se skuadra e Dritës shkon në Suharekë me synim të madh për të marrë tri pikë të plota.

Ai e pranon se një humbje eventuale, por edhe një barazim do të largonte skuadrën gjilanase shumë nga gara për titull.

“Të shtunën do të jetë derbi i fundit i kampionatit që është edhe përballja e fundit mes Ballkanit dhe Dritës. Do të jetë ndeshje e vështirë ndaj liderit të tabelës, por ne e dimë çka kërkojmë, kush jemi dhe sa mund të arrijmë. Me një mençuri dhe disiplinë taktike e kemi objektiv të marrim tri pikë e plota. Duhet të vrapojmë më shumë se kundërshtari, të gabojmë më pak se kundërshtari dhe të luftojmë me shumë në aspektin sportiv. Çdo rezultat negativ na largon nga lufta për titull. Edhe nëse fitojmë nuk do të thotë se jemi kampion, pasi janë edhe gjashtë ndeshje tjera shumë të forta për tu zhvilluar. Kemi dëshmuar se në ndeshje të mëdha dhe ku ka presion të jemi në nivel tjetër. Ne motivohem nga objektivi ynë, jo nga kundërshtari”, ka thënë Ramadani.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagogjik…