Ramadani: Testet e ardhura nga Serbia nuk i përdorëm
11 gusht 2020
| 14:18
Kryetari i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani, ka raportuar para Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e Covid-19.
I pyetur se çfarë ka ndodhur me 1 000 testet e ardhura nga Serbia, Ramadani ka thënë se ato janë pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, por ende nuk janë përdorur.
Në këtë komision, Ramadani ka thënë se më 7 janar kanë bërë kërkesën për furnizim me reagensë, menjëherë pas konfirmimit me rastet e para me Covid-19.
“Ekipi mjekësor ka ekzistuar në aeroport, por më pas ne kemi dërguar edhe ekipe plotësuese”, ka thënë Ramadani.