Ramadani: Thirrja urgjente e mbledhjes nga Rusia e Serbia në OKB, e paefektshme
Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se mbledhja e Këshillit të Sigurimit e paraparë të mbahet në mbrëmjen e kësaj të hëne në OKB, është e panevojshme dhe pa vendimmarrje.
Postimi i plotë i Ramadanit në llogarinë e vet në “Facebook”:
Mbledhja e KS të OKB-së është e panevojshme, e paefektshme, pa vendimmarrje
Thirrja urgjente nga Rusia dhe Serbia e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së OKB-së në lidhje me mandatimin ushtarak të FSK-së është thjesht e panevojshme, e paefektshme dhe pa vendimmarrje.
Asgjë nuk do të ndryshojë. Asnjë veprim më pak apo më shumë.
Forca fillon tranzicionin, Kosova forcohet, populli i Kosovë është më i sigurt!
Veç një gjë të mirë e ka:
Dëshmon edhe njëherë orientimet në botën e sotme – Kosova me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar e Francën, ndërsa Serbia me Federatën Ruse.
Ndarje më të pastër konceptuale dhe faktike nuk ka!