Ramadani: Tranzicioni i FSK-së thellon partneritetin në siguri dhe mbrojtje
02 nëntor 2018
| 13:19
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, në përmbyllje të aktiviteteve të konferencës “FSK dhe Partnerët 2018/2”, ka theksuar se tranzicioni i FSK-së thellon partneritetin në siguri dhe mbrojtje.
Ai gjatë kësaj konference ka shprehur vlerësimin e tij të lartë për arritjet e bëra të FSK-së, sidomos në angazhimet bilaterale, por edhe multilaterale me shtetet partnere.
“Tranzicioni i FSK-së, si proces legjitim dhe gradual, e bën Kosovën partner të plotë me shtetet veç e veç, dhe me NATO-n”, ka thënë zëvendësministri Ramadani.
/Epoka e re/