Ramadani tregon rrugën që duhet ta ndjekë Kosova për integrim në BE dhe NATO
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka thënë se Kosova nuk do të harrojë tragjeditë e së kaluarës, por sipas tij përcaktimi ynë si shtet është që të zhvillohet në parime demokratike që promovojnë sundim të ligjit, qeverisje të mirë dhe institucione të fuqishme.
“Pas tragjedive afatgjata në rajon, një Kosovë e zhvilluar, e sigurt, e mbrojtur, prosperuese dhe e anëtarësuar në organizatat e vlerave të demokracisë, do të shërbejë edhe për demokratizimin, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Duke forcuar përparësitë, avancuar dhe modernizuar institucionet tona, Republika e Kosovës do të bëhet model rajonal i stabilitetit, sigurisë, mbrojtjes, dhe prosperitetit, një kontribuues aktiv në sigurinë rajonale dhe globale, me politika të barabarta fqinjësore të partneritetit, dhe plotësisht e aftë për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, OKB dhe organizatat tjera”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/