Ramadani tregon si ia dha 100 mijë marka Ramush Haradinajt
Afaristi i njohur Hetem Ramadani, i cili njihet shumë në popull si një meditues dhe mjek popullor, pos hulumtimeve të tij në mjekësinë alternative, ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.
Ramadani ka treguar edhe për takimin e tij të parë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Ai thotë se në këtë takim i kishte dhënë atij 100 mijë marka gjermane për nevoja të TMK-së.
“Ramushin herën e parë fizikisht e kam takuar kur kam ardhur në Kosovë pas nëntë vitesh pasi më parë nuk kam pasur të drejtë. Kam shku me e taku Agim Çekun që ishte shef i TMK-së, Ramushi ishte zëvendës. Me çon Kadri Veseli me iu ndihmu për me u vesh ajo garda se nuk kishin lekë. Agim Çekun e njihja nga Lubjana para se të bëhej shef i UÇK-së, kisha shumë raporte të mira. Ma pruri Ramushin në zyrë.
Ramushi ishte një djalë shumë i shkathtë, shumë inteligjent, filloi me negociu për lekë, se unë shkova për 50 mijë marka, dhe duke negociuar ia dhashë 100 mijë marka. Aty e kam parë Ramushin, një djalë i shkathtë. I thashë ku i ke mësuar negociatat ti, se unë t’u mendu se jam profesor i negociatave, doli një njëri përpara që dinte edhe me negociu. Ia kisha dëgjuar sigurisht emrin si luftëtar, si komandant, por hera e parë që e shihja ishte aty”, tha Ramadani.