Ramadani: Vetëm 38.8 për qind e popullatës e ka kaluar Covidin

12 gusht 2021 | 17:25

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), Naser Ramadani, ka thënë se kanë bërë një hulumtim në popullatë për të parë se sa qytetarë kanë kaluar koronavirusin.

Ai ka thënë se pas të gjeturave sërish vaksina është forma më e mirë për të arritur imunizimin kolektiv.

“Në hulumtim rezultatet tregojnë se vetëm 38.8 për qind e popullatës kanë IGG pozitive (që e kanë kaluar koronavirusin) që do të thotë se rezultatet tregojnë qartë se akoma s’është arritur imuniteti kolektiv i kënaqshëm që duhet për t’u mbrojtur në mënyrë natyrale nga Covid-19. Andaj mbetet që masa më e lirë dhe më e mirë në mbrojtje mbetet vaksinimi masiv që aktualisht po e bën MSh-ja, duke siguruar vaksina të mjaftueshme të dyja llojeve që janë të sigurta për të gjithë popullatën”, ka thënë Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje për vaksinim…