Ramadani: Vetëvendosje ka dështuar në çdo aspekt qeverisës, nuk është më alternativë për Kosovën

18 nëntor 2024 | 21:29

Politologu Shkodran Ramadani ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar të shënojë suksese nëpërmjet mënyrave të vetme për të krijuar kapital politik e historik.

Qeverisja e mire, zhvilimi ekonomik, anëtarësimi ne NATO, BE dhe OKB, apo Bashkimi Kombëtar, janë mënyrat të cilat, sipas Ramadanit, pushteti aktual dështoi të ketë sukses.

Ai ka renditur një nga një dështimet në këto çështje, ndërsa shtoi se “kjo parti nuk ka dhënë arsye të bollshme për të na bindur që duhet të ekzistojë”.

Postimi i plotë:

Meqenese Vetevendosje dhe themeluesit e saj nuk kane kontribut ne clirim te vendit dhe themelim te shtetit, te vetmet menyra per te krijuar kapital politik e historik kane qene:
1) Qeverisja e mire,
2) Zhvilimi ekonomik,
3) Anetaresimi ne NATO, BE dhe OKB, apo
4) Bashkimi Kombetar.
Gjate ketyre 4 viteve, Vetevendosje ne asnjeren prej ketyre ceshtjeve nuk ka shenuar sukses.
Po e nisim prej pikes 4, premtimit te tyre te madh: Bashkimin Kombetar. Sic e dini, moti e kane hedhur ne berllog kete ideal te shume shqiptareve te Kosoves.
1)Sa i perket qeverisjes, nuk ka asnje koment. Jo qe nuk ka progres, po nuk ka as stagnim. Degradimi eshte evident ne cdo sektor.
2) Sa i perket zhvillimit ekonomik, me cdo parameter real Kosova ka shenuar regres dhe mireqenia sot eshte me e ulet se para 4 viteve.
3) Sa i perket anetaresimit ne NATO, BE e OKB, ne keto kater vite, jo vetem qe nuk jemi me afer ketyre institucioneve, por edhe jemi nen masa ndeshkuese nga partneret tane historike dhe jemi te izoluar si asnjehere me pare ne 25 vitet e fundit.
Me pak fjale, kjo parti nuk ka dhene arsye te bollshme per te na bindur qe duhet te ekzistoje. Nje parti qe nuk ka hise ne procese kyçe dhe qe nuk kontribuon asgje pozitive kur qeverise, jo vetem qe nuk meriton pushtetin me besimin qe pati, por nuk e meriton as ekzistencen.
Pra, jo vetem qe Vetevendosje nuk eshte alternative per problemet me te cilat eshte perballe Kosova, por edhe eshte fajtorja kryesore per problemet e reja me te cilat sot perballet vendi yne.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy grante bujqësore me nga një qind mijë euro –…