Ramadani: Vuçiqi duhet ta kuptojë se koha e Millosheviqit ka përfunduar

28 shkurt 2019 | 22:25

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka reaguar pas kërcënimeve të fundit që i ka bërë presidenti serb, Aleksander Vuçiq. 

I cili ka deklaruar se ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën. 

Ramadani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka pohuar se kjo gjuhë e Vuçiqit është e papranueshme dhe sjell tensione të mëtejshme.

“Kërcënimi i Vuçiqit, partnerët të reagojnë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar sërish Kosovën, duke thënë se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën. 

Secili duhet ta ketë të qartë se gjuha kërcënuese e Vuçiqit është e papranueshme dhe sjellë tensione të mëtejshme. Për më shumë, kjo kërcënimet e Vuçiqit dëshmojnë edhe njëherë pretendimet e vjetra të Serbisë”, ka shkruar Ramadani.

“Vuçiq duhet ta kuptojë se koha e Millosheviqit ka përfunduar. Gjenocidi dhe spastrimi etnik, që u ka ndihmuar edhe vetë Vuçiqi, nuk do të mund të përsëriten më kurrë!”, ka shkruar më tej Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ponte Prizreni është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Kosovës…