Ramadani: Vuçiqi kërcënon tërë rajonin, harron që Serbia humbi katër lufta
Zëvendësministër i FSK-së, Burim Ramadani, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kryeministri serb Aleksander Vuçiq kërcënon tërë rajonin, harron që Serbia humbi katër lufta
“Vuçiqi u lavdërua sot me Ushtrinë e Serbisë dhe kërcënoi tërë rajonin.
Por, një gjë duket se e ka harruar: po ajo Ushtri humbi katër lufta në 30 vjetët e fundit. Për më keq, doktrina e saj ishte gjenocid, spastrim etnik, dhunime, shkatërrim. Në fund, u shkatërrua vet si mos më keq”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka theksuar se kërcënimet e tilla janë të papranueshme dhe duhet të shihen si tentativë për të ringjallur Millosheviqin, të cilit Vuçiq i pat thurrë lavde pak javë më parë.
“Megjithatë, kërcënimi i tij se ushtria e Serbisë është më e madhja, nuk reflekton realisht me aeroplanë luftarakë rus, llojin e të cilëve Shqipëria po e shndêrron në muze. E ardhmja e Ballkanit është në NATO, me doktrina profesionale, moderne dhe bashkëpunuese. Kosova, jam thellësisht i bindur, do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s”, ka thënë Ramadani.