Ramajli: Delegatët e 2 Korrikut ishin të vendosur për liri dhe pavarësi

02 korrik 2021 | 12:00

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur të premten një seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

Me këtë rast, ish-kryetari i Kuvendit, nënshkrues i deklaratës së 2 Korrikut të vitit 1990, Iljaz Ramajli, ka kujtuar përpjekjet e atij brezi për liri dhe pavarësi.

Ai ka thënë se ngjarjet e mëvonshme që kanë ndodhur në Kosovë dhe ish-Jugosllavi kanë dëshmuar se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin të drejtë.

“Përkundër mbylljes së dyerve të Kuvendit delegatët duke qenë të vendosur për të dërguar përpara këtë detyrim, para dyerve e mbajtën mbledhjen. Shpalljes së deklaratës së 2 Korrikut i kishte paraprirë faktori shqiptar, qëndrimet e partive politike. Sot këtu nuk janë prezent të gjithë gratë dhe burrat që morën pjesë më 2 korrik, në mesin e të gjallëve është edhe kryesuesi i mbledhjes, Bujar Gjurgjialia”,  ka thënë ai.

Ndërsa përmes një video është kujtuar edhe Gazmend Zajmi, i cili ishte përkujdesur për aspektin juridik të Kushtetues dhe Deklaratës së 2 Korrikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka…