Ramaphosa zgjedhet president i ri Afrikës së Jugut
15 shkurt 2018
| 17:14
Politikani, Cyril Ramaphosa, është zgjedhur të enjten presidenti i Afrikës së Jugut, pasi paraardhësi i tij, Jacob Zuma, ka dhënë dorëheqje, për shkak të presionit intensiv të partisë së tij.
Ramaphosa, që është lider i partisë në pushtet në këtë vend, ishte kandidati i vetëm i nominuar në seancën Kongresit Kombëtar Afrikan (AMC) për president.
Në deklaratën televizive, Jacob Zuma mbrëmë vonë ka thënë se tërhiqet menjëherë nga posti i presidentit.
Zuma, ish-anëtar i krahut ushtarak të ANC në periudhën e aparteidit, ishte president prej vitit 2009.
Ai largohet nga presidenca me disa skandale prapa, përfshirë akuza për korrupsion. (Rel)