Ramazani nis nesër, sot Tërnava jep mesazh paqeje
23 prill 2020
| 08:17
Muaji i shenjtë i Ramazanit nis nesër, më 24 prill.
Drejtuesit e komunitetit mysliman të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë kanë njoftuar besimtarët myslimanë se agjërimi do të fillojë të premten. Me këtë rast, kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, do të japë mesazhin me rastin e fillimit të Ramazanit.