“Rambo” akuzohet për përdhunim
22 dhjetor 2017
| 10:35
Silvester Stalone është duke u hetuar nga polica mbi akuzën e përdhunimit të një adoleshenteje në vitet 1990.
Sipas policisë, një grua e akuzoi muajin e kaluar aktorin për përdhunim, ngjarje e ndodhur dy dekada më parë. 71-vjeçari u është kundërpërgjigjur duke e akuzuar për raport të rremë.
Avokati i Stallones, Marty Singer, tregoi se gruaja kohët e fundit i ka paraqitur një raport të rremë policisë së Santa Monica.