Rambuje 25 vjet më pas: Historia e një konference që ndriçoi të ardhmen e Kosovës
25 vjet më parë, lufta mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së Millosheviqit, kishte mbërritur në kulmin e saj.
Një nga format për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë, ishte që palët të ulën në një tavolinë.
Ashtu edhe ndodhi, në pikun e luftës, një delegacion i Kosovës kishte arritur në Kështjellën e Rambujesë.
Iniciues të konferencës, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-ja, Boris Maiorsky, Rusi dhe Wolfgang Petritsch nga BE.
Aty kishte mbërritur edhe sekretarja e shtetit Medelin Albright.
Pas shumë diskutimeve, delegacioni i Kosovës ishte pajtuar me propozimin e ndërmjetësve, por atë e kishte refuzuar Slobodan Millosheviqi.
Ky mos pranim, solli një fushatë 78 ditore të bombardimeve nga NATO mbi caqet ushtarake serbe.
Për Xhavit Halitin që ishte pjesë kyqe e delegacionit të Kosovës në Rambuje, dakordimi atje, mbetet i paparsëritshëm në historinë e Kosovës.
“Në historinë e Kosovës të re e të vjetër është suksesi më i madh, i arritur ndonjëherë. Sepse kemi arritur të organizojmë një konferencë ndërkombëtare dhe përmes saj kemi arritur ta bindim Bashkimin Evropian, perëndimin se ne dimë të bahskëvprerojmë, dimë të bëjmë politikë në interes kombëtar”, tha Xhavit Haliti- deputet- pjesë e delegacionit në Rambuje.
Përderisa kujton 99-tën Haliti thotë se zëra përreth thonin se Rambujeja ka qenë tradhëti, por siç shpjegon, ka pasë një lloj presioni nga Bashkësia Ndërkombëtare, e në të kundërtën ata nuk do merreshin më me Kosovën.
Ndërkohë, derisa nuk e mohon kontributin e të tjerëve, kur flitet për Rambujenë, Muhamet Mavraj e lidh atë me prijësin e delegacionit të Kosovës, atëbotë një djalë rreth të 30-tave nga rradhët e UCK-së, Hashim Thaci.
“Në atë kohë ka qenë tepër e mirënjohur, rrjedha e Rambujesë, dhe shumë e mirënjohur rezistenca e Thacit, që nga Rambuje të nxjerrë maksimumin e maksimumit, dhe në atë kohë e ka bërë, maksimumi i maksimumit ka qenë thjesht siguria që NATO do të intervenojë, do të vendoset në Kosovë, UÇK-ja, nuk do të zhduket por do të transformohet”, tha Muhamet Mavraj – Publicist- Gazetar.
Delegacioni i Kosovës, në atë kohë kryesohej nga Hashim Thaçi që ishte përfaqësues i UÇK-së, Ibrahim Rugova i LDK-së e Rexhep Qosja i LBD-së. Delegacioni përbëhej prej katërmbëdhjetë vetash duke qenë të përfaqësuar nga tri grupime me qëndrime të ndryshme por që në këtë rast vendosën njëzëri.
/RTV Dukagjini/