Ramadani: Sa më shumë i respektoni rregullat, aq më shpejt e kalojmë këtë krizë

13 prill 2020 | 21:28

Drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, ka thënë në konferencën për medie se masat e reja janë historike për vendin dhe ka kërkuar nga qytetarët për durim dhe respektim të rregullave në mënyrë që të kalohet me shpejt kjo krizë.

“Qëllimi është se me gjithë dëmet që do na bëjnë, janë vendime që do të ndikojnë dukshëm dhe do të kenë impakt të dukshëm në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ne mendojmë se me këto vendime janë vendime që do të ndikojnë drejtpërdrejt në ruajtën e shëndetit”, ka thënë Ramadani.

“Por duhet edhe një kusht, një pakt. Pakti që qytetari të respektojë vendimet dhe të kemi një sjellje qytetare së pari duke zbatuar vendimet dhe së dyti duke ruajtur shëndetin e familjes dhe qytetarëve tjerë. Kemi bërë të pamundurën dhe do të bëjmë të pamundurën që të kalojmë këtë me sa më pak dëme. Që dmth me sa më pak sëmundje dhe sa më pak humbje të jetëve.”.

“Ju lus për durim. Të gjithë jemi të ngarkuar po do ja dalim së bashku. Të ruajmë njëri-tjetrin, të ruajmë higjienën. Kështu e ruajmë tërë vendin”, u shpreh Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Armagedoni Kryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, Albin…