Ramë Buja synon rikthimin në politik nga pozita e deputetit
Profesor Ramë Buja është rikthyer në politik duke garuar për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Buja ka një karrierë të bujshme politike, ku që nga paslufta ka kryer disa funksione institucionale.
Përpos politikës, Buja ka ndërtuar edhe karrierë akademike, ku ka publikuar disa libra.
Profili i Ramë Bujës:
Prof. dr. Ramë Buja, është emër i njohur për të gjitha moshat e nivelet atdhetare, arsimore, publicistike, shkencore e politike shqiptare. Buja është një nga protagonistët që zhvillimeve në skenën politike të Kosovës është i pranishëm që nga lëvizja ilegale.
Buja, shquhet në mesin e organizatorëve dhe e pjesëmarrësve aktiv në Demonstratat e Pranverës Studentore të vitit 1981.
Madje,ai njihet si një nga të burgosurit politik më të qëndrueshëm në fazat e torturave të aparatit të dhunës serbe.
Buja,njihet ndër pajtimtarët në Aksionin Gjithëpopullor të Pajtimit të Gjaqeve 1990.
Ramë Buja ka lindur më 05.12.1958 në Bujan (Lipjan). Ai ka mbaruar Shkollën e Mesme Teknike, pastaj studimet në Letërsi dhe Gjuhës Shqipe (Universiteti i Prishtinës) dhe paralelisht edhe në Fakultetin Ekonomik (Universiteti i Prishtinës); ka magjistruar në shkencat juridike (Universiteti i Prishtinës); është doktor i Shkencave Politike (Universiteti i Prishtinës, shkurt 2006); ka kryer trajnime të ndryshme intensive në Slloveni, Rumani, Angli dhe ShBA.
Buja është marrë edhe me krijimtari letrare e publicistikë,ndërkaq në punën e tij shkencore-kërkimore shquhen veprat e tij të botuara “Konferenca e Rambujesë” (aspekti politik, juridik dhe ndërkombëtar), shtator, 2006, “Çështja e Kosovës dhe shkatërrimi i Jugosllavisë”, janar 2007 dhe “Kosova në kornizën jugosllave”, 2011.
Buja ishte aktiv edhe në lëvizjen paqësore të viteve 1990 – 1998, por kur ajo pushoi së krijuari frutat që i kërkonte koha, ai vlerësoi se atdheu thërriste për rezistencë të armatosur. Ky atdhetar i devotshëm braktisi kryeqytetin, rrëmbeu armët e lirisë dhe për strehë zgjodhi malet e Kosovës, duke u rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në strukturat e kësaj ushtrie të Kosovës, Buja në hiarkinë komanduese e politike u zgjodh anëtarë në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.
Në uniformën e UÇK-së iu ngarkua detyra e kryeshefit të Drejtorisë për Marrëdhënie Publike dhe Administratë Civile. Ky atdhetar i spikatur, ishte edhe anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK-së, ishte edhe anëtarë i delegacionit të UÇK-së në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën. Madje,rastësisht emri e mbiemri i Ramë Bujës koniçidoi me selinë e Konferencës për Kosovën Rambuje të Francës.
Këtë rast historik për Kosovën Ramë Buja e arsyetoi, jo vetëm me kontributin e tij në Rambuje e Paris, por edhe me veprimtarinë shkencore-politike në temën e magjistraturës e doktoratës, të cilat i parashtroi me thellësi analitike, prej një kronisti faktografik, të shtruar me aparaturë të lartë shkencore.
Institucionet në Kosovën e pasluftës në Ramën gjetën personalitetin meritor për kryerjen e shume obligimeve dhe detyrave të rëndësishme partiake dhe shtetërore. Ministër në Pushtetin Lokal dhe Bashkëdrejtues në Drejtorinë e Pushtetit Lokal.
Deputet, nënshkrues i aktit të pavarësisë, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së dhe anëtar i kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, një mandate ishte ministër në MAShT ,tani është në mesin e pedagogëve të dalluar universitar.