
Ramë Buja tregon momentin prekës kur i kishte parë kufomat e familjes Jashari
Ramë Buja, ka treguar momentin prekës kur i kishte pare kufomat e familjes Jashari.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se ka përshtypje që Adem Jashari plumbin e fundit e kishte ruajtur për veten, që mos të dorëzohej te forcat serbe.
“Ka qenë 8 marsi, pasi përfundon 3 ditësh i betejës së madhe i Epopesë së lavdishme, shkuam në Prekaz dhe shkojmë atje, drejt na orientojnë te ajo ku ishin vendosur kufomat, një depo e materialit, ishin vendosur kufomat e 59 të vrarëve, ishte një tmerr i jashtëzakonshëm”, deklaroi ai në T7 transmeton Klankosova.tv
“I kemi shikuar kufomat një për një, ka qenë Hamza që s’e ka pasur gjoksin fare, ajo që ka qenë prekshme ka qenë kufoma e Kushtrimit 13-vjeçar, me krah gati këputur të majtë, që kishte luftuar edhe ai me të tjerët, kjo ishte e jashtëzakonshme.
“Ademi ka qenë i rruar nuk ka pasur mjekër, dhe ka pasur vetëm një fashë të bardhë këtu te gropa e fytit, e kishte një plumb. Ka qenë parim që plumbin e fundit të kishte për veten, si duket edhe ai ka respektuar këtë parim. Kam përshtypjen që më shkon në bindje që mund ta ketë bërë këtë që mos të dorëzohej”, ka thënë ai.
Për nder të luftës dhe sakrificës së familjes Jashari, në Kosovë më 5, 6 dhe 7 mars shënohet “Epopeja e UÇK-së”.