Ramë Lahaj uron Ramën për postin e kryetarit të Prishtinës “Me këmbë të mbarë mik”
15 nëntor 2021
| 11:44
Tenori kosovar, Ramë Lahaj ka uruar mikun e tij, tashmë kryetarin e ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, për fitoren në zgjedhjet lokale.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat janë mbajtur ditën e djeshme Rama mori 40,659 vota ose 51,07% të totalit të votave.
Lahaj ka uruar që Rama mos të ndryshoj aspak nga ato tiparet e një njeriu të mrekullueshëm siç ai dhe miqtë e tij e duan.
“Me këmbë të mbarë mik”, ka shkruar ndër të tjera Lahaj.
Postimi i plotë:
“I dashtun mik i shtrenjtë, përveç që të uroj shumë suksese ty dhe Prishtinës në rrugëtimin tuaj të ri, uroj përzemërsisht që të mos ndryshosh aspak nga ato tiparet e një njeriu të mrekullueshëm që të gjithë ne ti duam fort. Me këmbë të mbare mik”, ka shkruar Lahaj.