Ramë Vataj i duhet Kuvendit të Kosovës
Menderes Zeneli, bashkëveprimtari i Ramë Vatajt është i bindur se Kuvendi i Kosovës dhe shoqëria kosovare kanë nevojë për dijen e Ramë Vatajt, i cili është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme që mbahen me 14 shkurt.
Sipas Zenelit, kontributi i Ramës dhe familjes Vata është i hershëm.
“Ramë Vataj, kandidat për regjistraturën e 8-të në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. I doktoruar në Universitete prestigjioze të Evropës, në Francë. Kontributi i tij dhe familjes Vata është i hershëm!
Një mandat ka qenë deputet, ka kontribuar, sidomos në fushën e arsimit…
Unë i besoj dhe e mbështes pa asnjë rezervë për zgjedhjen e tij edhe për një mandat deputet në Kuvendin e Kosovës! Me shumë sinqeritet e bindje të plotë”, ka thënë Menderes Zeneli.
Ramë Vataj është kandidat me numër rendor 25 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila e mban numrin 134.
/Epoka e re/