Ramës i kërkohet të jap sqarime për marrëveshjen e detit me Greqinë
03 shkurt 2018
| 16:27
Një protestë e organizuar nga shoqëria civile është zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar, atë që ata e quajnë si dhurimin me 12 milje të detit të Shqipërisë në favor të Greqisë.
Gjithçka nisi pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzis, i cili pak ditë më parë u shpreh se parimisht ishte rënë dakord me Shqipërinë që të zbatohej regjimi i 12 miljeve detare, shkruan TCH.
Protestuesit i bënë thirrje kryeministrit që të jepte sqarime, ndërsa kërkuan nga profesionistët që të japin një zgjidhje ligjore për këtë çështje.
Protesta u mbyll qetësisht pas asnjë incident.