Ramiz Azizi është kryetari i ri i Gjykatës Themelore në Gjilan
17 prill 2018
| 17:47
Është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e kryesuesit Nehat Idrizi.
Gjatë këtij takimi është votuar për kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Gjyqtari Ramiz Azizi arriti të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kundrejt kundër këtyre kandidatëve, Zyhdi Haziri, Agim Ademi, Aziz Shaqiri, Veli Kryeziu dhe Naser Maliqi të gjithë gjyqtarë të kësaj Gjykate.
/Epoka e re/