Ramiz Buzhala zgjidhet kryeprokuror i Gjakovës

28 maj 2021 | 14:45

Ramiz Buzhala është zgjedhur kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka zgjedhur Buzhallën në mbledhjen e sotme të mbajtur, ku gjithashtu u miratua Rregullorja për Dosjen e Prokurorëve e cila përcakton krijimin, përmbajtjen, mënyrën e ruajtjes, qasjes dhe menaxhimin e dosjes personale të Prokurorit të Shtetit.

KPK ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për avancimin e një prokurori në Departamentin për të Mitur të Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi, ka prezantuar raportimet e kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës për periudhën janar – mars 2021.

“Për arsye të skadimit të mandatit të Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, KPK shpalli konkurs për këtë pozitë si dhe caktoi ushtruesin e detyrës deri në zgjedhjen e Drejtorit të këtij Njësiti. Në fund, KPK mori vendim për avancimin e një prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, një prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dy prokurorëve në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, një prokurori në Departamentin për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj si dhe për transferimin e përherhshëm të një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurori në Themelore në Gjakovë”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte vjen dueti i dyshes në Youtube. Dhurata Dora dhe…