RAMIZ CERNICA DHE PLISI

14 gusht 2023 | 14:42

Shkruan: Ismet Sylejmani

Përgjigje në postimin e dajës Luli Hoxha

Komisioni vlerësues për SKULPTURËN MONUMENTALE TË TRIBUNIT RAMIZ CERNICA, në përbërje prej pesë anëtarësh, më 26 Qershor 2023, ka bërë përzgjedhjen e modelit të maketit dhe ka vendosur me unanimitet për ndryshime minore të domosdoshme artistike!

Ndryshimet e kërkuara të Komisionit vlerësues janë të prera dhe të qarta!

  1. Ti hiqet plisi si aksesor dhe ti shtohet eleganca etj.
  2. Ti shtohet foltorja si aksesor

Rregullat e kodit parlamentar të aplikuara atëherë kur është mbajtur Kuvendi i Parë i Kosovës në Prizren në rrethim të plotë ushtarako-policor jugosllave-serb, por edhe kultura demokratike euroatlantike e parlamentarizmit kombëtar shqiptar, edhe pse në kushte okupimi klasik të Serbisë pushtuese, do të duhej ta bënin të padiskutueshme skalitjen dhe më vonë vendosjen e Skulpturës monumentale – Shtatores së Tribunit të Kombit Ramiz Cernica pa plis!

E tërë bota, i gjithë njerëzimi jo vetëm shqiptar e din dhe duhet ta dijë, se në kuvende e në parlamente në Amerike dhe në Evropë, por edhe ne vende të tjera me demokracintë konsoliduara, madje edhe në Kuvende të pushtuara, diktatoriale e kukulla, as nuk mund të hyhet, dhe as nuk mund të qëndrohet me asnjë lloj kapele qaferdo qoftë ajo, sikur edhe as me plis!

RAMIZ CERNICA NË KUVEND PA PLIS KA DISKUTU, KURSE NË JETËN E PËRDITSHME ME PLIS KA JETU

Si duhet të jetë Shtatorja e Ramiz Cernicës, ashtu siç ka diskutuar, apo ashtu siç ka jetuar?…

Ka diskutua pa plis, ka jetu me plis, hë, si duhet të jetë?

Ramiz Cernica do të shkrihet në bronz jo pse ka bartur plis në jetën e tij private, por do të shkrihet në bronz për atë se ka diskutuar me heroizëm biblik në një kuvend antishqiptar, siç ishte Kuvendini Kosovës në Prizren i Korrikut 1945, dhe ka mbrojtur qëndrimin historik tanimë të njohur të JO-së dhe PO-së, akt i cili është futur në memorien e Kombit dhe po përjetësohet e do të përjetësohet, sepse boll kanë kaluar 78 vite!

Ramiz Cernicës nëse ia heqim pjesën e artë të biografisë së Tij, që është qëndrimi i Tij në Kuvendin e Kosovës në Prizren, atëherë Ai mbetet një njeri i rëndomtë, i cili nuk u bën përshtypje gjeneratave të reja, sepse të tillë burra me karaktere e kontribute të ndryshme, jeta dhe realiteti shqiptar ka qenë i mbushur dhe do të jetë edhe në të ardhmen!

Por atë që e ka Ramiz Cernica, nuk e ka asnjë shqiptar, as i Cernicës, as i Gjilanit, as i fshatrave të Gjilanit, as i Anamoravës, as i Kosovës, as i Shqipërisë dhe asnjë askund në botë!

Heroin e foltores së Kuvendit të Prizrenit, Ramiz Cernicën e madh dhe të paarritshëm, e kanë njohur dhe e admirojnë për fjalimin dhe qëndrimin e Tij në Parlamentin e kohës të Kosovës në Prizren!

Ramiz Cernica i ka bërë mbrojtjen me spektakulare, ai ka manifestuar qëndrimin më epik karshi Kosovës duke e kundërshtuar aneksimin e saj nga Serbia!

Ashtu sikur e kemi thënë edhe herëve tjera, populli shqiptar në përgjithësi dhe populli shqiptar i Kosovës në veçanti, ka shume heronj e madje edhe heroina që kane bartur plis mbi kokë e kapela partizane apo ushtarake, si Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Azem Galica, Shotë Galica etj.., me kapelë partizane gjatë LDB-së, ose kapelë ushtarake sikur të UÇK-së, të cilët në tërësi e kanë përfaqësuar forcën e armës, pra kanë qenë të pushkës e të barotit, por Kosova nuk e ka as edhe një hero të vetëm të Parlamentit të Kosovës me pamje normale evropiane e civilizuese pa plis, sikur e ka të madhin dhe të pavdekshmin Ramiz Cernica!

E përsërisim: Ramiz Cenica, simbas djalit të Tij Abdyl Hoxhës në Kuvend të Kosovës në Prizren nuk ka pasur plis, nuk ka mbajtur plis, ka diskutuar pa plis!

Dhe është shume interesant edhe po bëhet gjithnjë e më shumë si e tillë, kjo e plisit!

Tani kur ka ardhur koha dhe po afron gjithnjë e më shumë e skalitjes në bronz të trupit të Atij që në Parlament i ka thënë Jo Serbisë, krrokamat vajtuese po akordohen edhe fort!

Populli shqiptar e ka pritur 78 vite këtë kohë e këtë moment, për ta parë të shkrirë në bronz Heroin e madh të parlamentarizmit shqiptar të Kosovës, por ja që paska nga ata që nuk pajtohen me këtë, siç është mbesa e Ramiz Cernicës, tezja ime Vahide Braha, e cila e dëshiron Ramiz Cernicën në shesh të qendrës së Gjilanit siç ka jetuar në Katundin e Vjetër të Ferizajt me plis, dhe jo ashtu siç ka diskutuar si titan i çeliktë shqiptar pa plis!

Tezja Vahide Braha sikur edhe vëllai i saj Daja Mehmet Halimi, e duan me plis në kokë Ramiz Cernicën (ashtu siç kanë bartur plis mbi 95% të burrave të lagjes së hoxhajve të Cernicës , përfshirë edhe tre vëllezërit e Ramiz Cernicës, Ademin, Muharremin dhe Idrizin, njeri nga ata është babai i saj, Idrizi), dhe jo siç ka diskutuar Ramiz Cernica në Kuvend pa plis!

Ramiz Cernica me plis ka jetuar pas daljes nga burgu në Kosovën e pushtuar nga Serbia, kundër të cilës kishte diskutuar dhe edhe e kishin burgosur kunka vuajtur denimin pre 12 vitesh burg!

Ramiz Cernica nuk ka qenë në burg pse ka bartur plis, as në Kuvendin e Kosovës nuk ka diskutuar për plis, por në burg ka qenë pse ka diskutuar në Kuvendin e Kosovës dhe e ka kërkuar Kosovën të jetë me Shqipërinë dhe jo me Serbinë!

Nuk ka njeri në botën shqiptare që kur e përmend Ramiz Cernicën e nuk i shkon mendja te qëndrimi i Tij heroik në Kuvend në Prizren!

Unë e dua origjinalin e Ramiz Cernicës në Prizren, e dua ashtu siç ka qenë, pa plis!

Unë e dua edhe Ramiz Cernicën edhe plisin!

Por më shumë e dua Ramiz Cernicën se plisin!

Ramiz Cernicë nuk ka e nuk lind më, se plisa ka sa të duam, ose sa të doni!

Ismet Sylejmani,

Prishtinë, 14 Gusht 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Data 14 gusht është e veçantë për mesfushorin Amir Abrashi,…