RAMIZ CERNICA E KADRI ZEKA PO VIJNË TË FUNDIT
Ismet Sylejmani
Më 19 Shtator 2023, ka filluar fundi i rrokullisjes së ortekut!
Erdhi momenti dhe po fillon numerimi i përfundimtar, sepse po merr fund drama për vendosjen e shtatorës së Tribunit të Kombit, Heroit të Kuvendit të Kosovës Ramiz Cernica dhe Tribunit të demonstratave të mërgimtarëve shqiptar, Heroit të Kombit Kadri Zeka!
Komiteti për Politikë dhe Financa, i Komunës së Gjilanit, ka shqyrtuar kërkesën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 160 mijë euro për realizimin e dy skulpturave në bronz, shatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës!
Qendrës së qytetit të Gjilanit, po i vjen momenti historik, po mbushet me zbrastinë që e kishte me dekada!
Ramiz Cernica dhe Kadri Zeka, po vijnë të fundit, ndonëse duhej të vinin të parët të shkrirë në bronz!
Gjilani, do të shkëlqejë edhe më shumë, me shtatoret e heronjëve Ramiz Cernica e Kadri Zeka!
Prishtinë, 19 Shtator 2023!
https://www.facebook.com/100066780141113/posts/647011717534827/?d=w&mibextid=qC1gEa