RAMIZ CERNICA SI ABDYL FRASHËRI

10 gusht 2023 | 13:52

Ismet Sylejmani

Nga 8,9 dhe 10 Korriku i vitit 1945 e deri në 8 9 dhe 10 Korrik të vitit 2023, kanë kaluar 78 vite!

Pra kanë kaluar 78 vite, ose 936 muaj apo edhe 341,640 ditë, qysh kur e ka mbajtur fjalimin e famshëm gjiganti Rimaz Cernica në Kuvendin e Kosovës në Prizren, dhe kurrë me fjalimin e Tij seriozisht e ekskluzivisht, deri me sot nuk është marrë as Akademia e Shkencave të Kosovës as ajo e Shqipërisë, as Instituti i Historisë së Kosovës as i Shqipërisë, as Instituti i Albanalogjisë, as Kuvendi i Kosovës e as Kuvendini Shqipërisë, as Ministria e Drejtesisë së Kosovës as ajo e Shqipërisë etj., etj..

Kryevepra e Ramiz Cernicës fjalimi i Tij , kurrë nuk u botua botim i veçantë as para lufte e as pas lufte, kurrë nuk u studijua e kurr nuk u organizuan sesione shkencore historike e as albanalogjike, u la në mëshirë të fatit e të kohës, dhe tash kur ka ardhur momenti i madh historik, kur pritet të shkrihet në bronz trupi i Tij i shenjtë dhe i shtrenjtë, disa në mënyrë të pavetëdijshme dhe disa në mënyrë tendencioze, e duan jo ashtu siç ka jehuar zëri i Tij prej kolosi kombëtar, por ashtu sikur ka jetuar para burgosjes dhe pas daljes nga burgu!

Abdyl Frashëri është i madh për shkak të rolit të Tij historik në të famshmen Lidhja Shqiptare e Prizrenit!

Ramiz Cernica është i madh për shkak të fjalimit të Tij famëmadh dhe qëndrimit të Tij historik në Kuvendin e Kosovës në Prizren, në atë Kuvend ku Kosova u aneksua nga Serbia pushtuese!

Pra këto dy figura, të mëdha e të lavdishme, të njohura e të pranuara, i ka bërë roli i tyre historik në Prizren dhe jo veshjet e tyre apo aksesorët, me gjuhën e skulptorëve!

Prandaj kam të drejtë të padiskutueshme të konstatoj se, Ramiz Cernica i Kuvendit të Kosovës në Prizren, është si Abdyl Frashëri i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!

Prishtinë, 8 Gusht 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,…