Ramiz Kelmendi e quan Vjosa Osmanin antiamerikane
Ish-deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, e ka quajtur antiamerikane ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, për shkak të kontratës mosvazhdimit të William Walkerit.
Kelmendi ka thënë se Osmani me këtë veprim po ia bën qejfin kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Për t’i treguar besnikërinë partnerit politik që jemi në vijën e njëjtë dhe ushtrimi i detyrës nuk i largon nga rrugëtimi i përbashkët znj. Osmani. Shkëputë kontratën me Wiliam Wokerin-ambasador, ushtarak dhe njeriu që i paraqiti ShBA-së dhe botës fytyrën e vërtetë të Millosheviqit dhe serbëve shovenistë. Nuk duhet që nga mllefi anti-Thaçi të dëmtohen pariparueshëm marrëdhëniet me miqtë më të përkushtuar për Kosovën”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Antiamerikanizmi i radhës veprues i u.d të presidentes Osmani
Për t’i treguar besnikërinë partnerit politik që jemi në vijën e njëjtë dhe ushtrimi i detyrës nuk i largon nga rrugëtimi i përbashkët znj. Osmani. Shkëputë kontratën me Wiliam Wokerin-ambasador, ushtarak dhe njeriu që i paraqiti ShBA-së dhe botës fytyrën e vërtetë të Millosheviqit dhe serbëve shovenistë. Nuk duhet që nga mllefi anti-Thaçi të dëmtohen pariparueshëm marrëdhëniet me miqtë më të përkushtuar për Kosovën.
Nuk paraqet vlera në njërën anë rugovizmi, vizita tek varri dhe në anën tjetër shkëputja e kontratës së përfaqësimit të Kosovës në ShBA. Po ashtu nuk duhet që në emër të feminizmit të zëvendësojë me lloje e emërimet e kritikuara më parë.
U.d Osmani që sa kohë është emëruar në këtë pozitë mbetet dhe sillet anembanë vendit tonë dhe nuk lëvizë fare në drejtime ndërkombëtare. Ajo e ka obligim të vizitojë ShBA-të si mikun kryesor.
Aty është vendi ku ndërtohet demokracia, por më kujtohet kurë pasi u zgjodh kryetare e Kuvendit vizitoj vendlindjen e largët Zhabarin, për t’ju thurur vendasve lavde.
Mos të harrojmë, ne vërtet e kemi buxhetin e vogël, por Wokeri ka kontribuar që të kemi edhe këtë buxhet dhe duhet urgjentisht të pasurohet kontrata e re, jo vetëm me të, por edhe me shumë të tjerë që Kosovës i dalin në ndihmë në kohën kur po vendoset e ardhmja e qëndrueshme e vendit tonë.
Me respekt;
Ramiz Kelmendi