Ramiz Kelmendi është takuar me Veselin, pritet të kthehet në PDK
05 shtator 2019
| 23:08
Një burim i afërt i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë për “Epokën e re” se Ramiz Kelmendi do të rikthehet në PDK.
“Kadri Veseli është takuar disa herë me z. Kelmendi. Jemi afër që ai të kthehet në PDK”, ka thënë ky burim.
Sipas këtij burimi, Kelmendi do të jetë pjesë e qeverisë së drejtuar nga Kadri Veseli nëse PDK-ja i fiton zgjedhjet e 6 tetorit.
/Epoka e re/