Ramiz Kelmendi: Gjasat më të mëdha janë që të largohem nga LDK-ja
05 shtator 2019
| 22:45
Biznesmeni Ramiz Kelmendi në RTV Dukagjini ka thënë se gjasat më të mëdha janë që nuk do të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputet, edhe pse është propozuar nga dega e LDK-së në Pejë.
Ai ka theksuar se ka oferta edhe prej AAK-së dhe PDK-së, por ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë, pasi siç ka thënë Kelmendi ka kohë deri nesër të mendoj, kur edhe është afati i fundit për dorëzimin e listave për deputet.