![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/polish_save-22.jpeg)
Ramiz Kelmendi kërkon mbështetje për djalin e tij, Egzonin me numër 60 në koalicionin për Kosovën Fituese 137
Afarisit i mirënjohur, Ramiz Kelmendi ka kërkuar nga kolegët, bashkpunëtorët, miqtë dhe afaristët që me votën e tyre ta mbështesin djalin e tij, kandidatin për deputetë nga lista 137 e Kosovës Fituese, me numër 60-Egzon Kelmendi.
Thirrja e Ramiz Kelmendit:
Të nderuar kolegë, bashkëpuntorë, miq afaristë,
Së pari uroj që zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, të shkojnë sipas normave Zgjedhore.
Në këto zgjedhje, si Kandidat për Deputet po merr pjesë edhe djali im, Egzon Kelmendi, i rreshtuar me numër rendor 60, në Listën e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët me numër 137, të cilit i prinë lideri z. Ramush Haradinaj.
Egzoni është familjarë i mirë dhe afarist i ri me prodhimtari të suksesshme që punëson numër të konsiderueshëm të punonjësve.
Andaj, sot kur po i ofrohemi kohës për tu drejtuar tek kutitë e votimit, kërkoj që Egzonin ta mbështesim me votë, në numër 60 në koalicion 137.
Kështu besoi, i japim mundësinë që të vazhdoj traditën familjare duke qenë zëri i fuqishëm i Prodhuesve vendor.
Kolegë të nderuar,
Vota për Egzonin është votë për suksesin e gjithëmbarshëm të Kosovës.
Vota për Egzonin është votë për njeriun i cili nuk do jetë pjesë e korrupsionit dhe aferave të ndryshme.
Prezenca e Egzonit si afarist, është një shembull që edhe shumë afaristë të tjerë të bëhen pjesë e Parlamentit në mënyrë që të krijohen ligje të cilat hapin kapituj të zhvillimit të suksesshëm ekonomik!
Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë në vazhdimësi mua dhe uroj që të njejtën ta bëni edhe për Egzonin në NR 60 dhe AAK 137.
Me respekt;
Ramiz Kelmendi – President i ‘Elkos Group-Etc’