
Ramiz Kelmendi largohet nga politika por do ta mbështes PDK-në e Kadri Veselit
06 shtator 2019
| 21:48
Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, biznesmeni i njohur ka thënë se ka përjashtuar vetën e tij nga kjo garë për Kuvendin e Kosovës.
Megjithatë, Kelmendi ka konfirmuar se do të mbështesë fuqishëm Kadri Veselin.
“Do ta ndihmojë Kadri Veselin, megjithëse s’do të marrë pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai.