Ramiz Kelmendi në spital
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, që supozohej të ishte në Kuvendin e Kosovës për të votuar për demarkacionin, gjendet në spital, për t’iu nënshtruar procedurës së dializës, pasi ka probleme me veshkat.
Ai ka dhënë edhe një intervistë për Radio Televizionin Dukagjini nga shtrati ku po kryente procedurën e hemodializës.
“Obligimi është tërë ditor dhe i pështyshëm. Por nëse vazhdon edhe nesër seanca unë do të jem në parlament”, ka thënë ai.
“Unë jam kundër, sepse jetoj në atë pjesë. Në emër të kësaj kam marrë edhe kërcënime personale, por edhe familjare”.
Ai ka deklaruar edhe se ka pasur vizitë edhe nga policia e Kosovës në shtëpi, pasi ka deklaruar se ka pranuar kërcënime.
“Porosia e kërcënuesve ka qenë se nëse unë votoj pro demarkacionit, familja ime nuk do të lëvizë lirshëm. Si të votoj unë pro lëvizjes së lirë të familjeve të tjera, kur familja ime kufizohet në lëvizje”, ka thënë Kelmendi.
Por Kelmendi ka shtuar se “nëse ata e heqin kërcënimin, unë votoj pro këtij procesi madhor për vendin tim”.