Ramiz Kelmendi tregon nëse është larguar nga PDK’ja
Ish-deputeti Ramiz Kelmendi ka folur për zhvillimet e reja në Partinë Demokratike të Kosovës.
Së fundi partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi zgjodhi Kryesinë e re. Në emisionin DPT te Fidani, Kelmendi tregoi nëse vazhdon të jetë pjesë e PDK’së.
Kelmendi mendon se në Kryesinë e PDK’së “nuk ka vend për të gjithë” megjithatë ai ka vërejtje.
“E uroj Kryesinë e zgjedhur të PDK’së. E di që në atë Kryesi nuk ka vend për të gjithë. Ka shumë kontribuues të mëdhenj në PDK. Por partia si e tillë duhet të bazohet në gjini, moshë, regjion dhe pastaj edhe sipas kontributit Në këso raste kur ka histori. gjini dhe shumëpërfshirje ish dashtë të mendohet të jetë një Kryesi këshilldhënëse për nga kontributi”, tha Kelmendi.
Por a vazhdon ai pjesë e PDK’së?
“Nuk kam afinitet për lëvizje, për arsye se ndoshta edhe mosha po më tregon kapak se ndoshta edhe mendimet edhe përvoja ime mundet mos me qenë më pjesë e interesit të liderëve politik”, shtoi ai.