Ramiz Kelmendi: Veseli më ka ofruar ofertë, do të bëhet publike më 7 tetor
19 shtator 2019
| 00:00
Ramiz Kelmendi në T7 ka thënë se i ka ofruar mbështetje Kadri Veselit për kryeministër.
Ai ka thënë se kjo nuk do të thotë se do të jetë pjesë e qeverisë.
Por thotë se ka një ofertë nga Veseli, të cilën nuk ka dashur ta bëjë publike tash.
“Ai do t’ua thotë më 7 tetor”, ka deklaruar Kelmendi.
Ish-deputeti Kelmendi ka theksuar se votat e tij do të tregojnë më 6 tetor fuqinë që ka te qytetarët, duke besuar në fitoren e PDK-së.