Ramiz Kelmendi: Veseli në Mitrovicë bëri prezantimin fitues
25 shtator 2019
| 19:41
Biznesmeni Ramiz Kelmendi sot mori pjesë në fillimin e fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Mitrovicës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kadri Veseli në Mitrovicë bëri
prezantimin fitues, në masën e madhe të qytetarëve mbështetës.
“Ka kohë që nuk jam ndjerë i respektuar më shumë nga mikpritja dhe përqafimet e përzemërta të kryetarit Veseli dhe kolegëve Hajredini, Enveri, Ganimetja, Urani, Abelardi dhe shumë të tjerë kontribuues të partisë. Faleminderit për mirëpritjen kolegë”, ka shkruar Kelmendi.
/Epoka e re/