Ramiz Kelmendi viziton ‘ETC’-në në Pejë, njoftohet për furnizimin me artikuj themelor
Pronari i “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, ka bërë me dije se sot ka qëndruar në “ETC” në Pejë, me qëllim që t’i mbështesë punonjësit dhe kolegët të cilët në vazhdimësi janë të ekspozuar me rrezikun e infektimit nga koronavirusi!
Me këtë rast, Kelmendi ka thënë se është njoftuar mbi gjendjen dhe furnizimin me artikuj themelorë, për të cilët ka mungesa, por jo të dukshme.
“Gëzon fakti se qytetarët me vetëdije të lartë i kanë kuptuar seriozisht udhëzimet dhe pa panik e me kujdes, janë furnizuar për të përballuar mundësinë e karatinimit. Edhe pse, është e ditur se unë, me transplant, nuk kam as 1/10 e imunitetit që e ka një qytetar i zakonshëm, sinqerisht do mundohem dhe do jem aty ku janë punonjësit dhe kolegët e mi, aty ku është popullata. Edhe kjo do kaloi – Panik Jo, Kujdes të shtuar Po!”, ka shkruar Kelmendi në llogarinë e vet në “Facebook”.