
Ramiz Kelmendi vjen në Kuvend, a do ta votojë demarkacionin?
21 mars 2018
| 11:23
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.
Kelmendi kishte thënë se nuk do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi për shkak të kërcënimeve që ka marrë familja e tij.
Grupi Parlamentar i LDK-së sipas marrëveshjes me partitë në pushtet do ta votojë demarkacionin me Malin e Zi.