Ramiz Kukaj ftohet nga Gjykata Speciale
01 shtator 2020
| 13:48
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati ka treguar se ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramiz Kukaj, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gucati ka shkruar se Kukaj do të dalë faqebardhë nga kjo gjykatë.
“Sot mora lajmin që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramiz Kukaj është ftuar nga Gjykata Speciale . Edhe ky do të dalë faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar Gucati.