Ramiz Lladrovci: Ata që nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të atdheut, nuk mund ta ndryshojnë këtë histori
Kryetari e Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar sot gjeneralin Agim Çeku.
Me këtë rast, Lladrovci ka vlerësuar lart Çekun, duke thënë se është pjesë e rëndësishme e historisë dhe lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse i është përgjigjur kur e ka thirrur Atdheu.
“Ata që nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të atdheut, nuk mund të ndryshojnë këtë histori. Historia nuk mund të kthehet prapa për ata që janë vonuar”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Bashkë me Fatmir Xhelilin patëm një takim të këndshëm me gjeneral Agim Çekun mikun e Fehmiut,mikun tim dhe të familjes, njeriun me virtyte të larta dhe me kontribute të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjeneral Çeku është hero i dy luftërave çlirimtare të Kosovës dhe Kroacisë dhe kushdo qe mundohet të mohojë këtë kontribut e korit veq veten e tij.
Gjeneral Agim Çeku e ka mbështetur organizimin dhe luftën e UÇK-së që në ditë e para dhe është bërë Komandant i saj në periudhën me vendimtare të luftës. Ai është pjesë e rëndësishme e historisë dhe lavdisë se UÇK -se sepse i është përgjigjiur kur e ka thirrë Atdheu. Ata qe nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të Atdheut nuk mund ta ndryshojnë këtë histori ! Historia nuk mund tē kthehet prapa për ata që janë vonuar.