![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/ll.jpg)
Ramiz Lladrovci bën thirrje që të votohen këta kandidatë për deputetë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje që të votohen kandidatët e listës së PDK-së që janë nga kjo komunë.
“Si kryetar i komunës së Drenasit, jam shumë i interesuar për sa më shumë deputetë nga komuna jonë. Duke qenë se jemi edhe bastion i PDK-së, kandidatët e kësaj liste me numrin 134, pres të marrin sa më shumë vota. Ftoj qytetarët e komunës së Drenasit, të përqendrohen me votë për kandidatët nga komuna e Drenasit, Lista e PDK-së, me numrin 134! Vota për Prof. Dr. Ferat Shalën që për shkaqe shëndetësore nuk është fizikisht në fushatë, Sejdi Hoxha, Petrit Hajdari, Arben Dautaj, Shqipe Zogu, Ardian Kastrati, Besa Çeku – Buqinca, Hyrije Xhemajlaj –Thaqi, dhe Fatmir Dugolli, do të jetë votë e juaja për Rimëkëmbjen dhe interesat e komunës tonë”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se fuqizimi i komunës së Drenasit, varet edhe nga niveli qendror dhe do të jetë garanci për finalizimin e projekteve ekzistuese dhe projektet e reja.
“Qytetarë të komunës së Drenasit, votoni kandidatët e Listës së PDK-së, votoni kandidatët e komunës së Drenasit!”, ka shkruar Lladrovci.