Ramiz Lladrovci bën thirrje të votohet Shqiptar Demaçi
01 tetor 2019
| 13:50
Kryetari i komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot kandidatin për deputet të PDK-së, Shqiptar Demaçi.
Ai e ka ftuar elektoratin e PDK-së që më 6 tetor ta votojnë Shqiptar Demaçi për deputet, i cili mban numrin 55 në listën e kësaj parti.
“Respekti ecë gjeneratë pas gjenerate! Sot, me Shqiptar Demaçin, kafe dhe evokime kujtimesh nga pjesa e historisë tonë të re. Krenar me Ty Shqiptar. Për ata që ende nuk e kanë ndarë mendjen se kë ta votojnë nga lista e PDK-së, 112, Shqiptari ka numrin 55! Suksese Shqiptar, me ty ecë edhe shqiptaria!”, ka shkruar Lladrovci në profilin e tij në “Facebook”.
/Epoka e re/