Ramiz Lladrovci: Diasporës i rrah zemra për Kosovën
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se po qëndron në Gjermani, ku ka takuar ish bashkëluftëtarë të UÇK-së, atdhetarë e veprimtarë të çështjes kombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka shkruar se me shokët ka kujtuar ditët e para të organizimit të ndihmave dhe ushtarëve të parë të UÇK-së.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Në Rosenheim, në takim me shokë e miq, atdhetarë e veprimtarë. Ishte rast të kujtojmë ditët e para të organizimit të ndihmave dhe ushtarëve të parë të UÇK-së.
Ishte rast të kujtojmë shokët që ranë për lirinë e Kosovës, por edhe për sfidat dhe të arriturat e shtetit tonë.
Diaspora jonë, ishte me kontributin e jashtëzakonshëm për çlirim nga okupatori, ndërsa sot, ka kontributin të madh për forcimin e shtetit të Kosovës. Momente të paharrueshme me shokë që zemra ju rreh për Kosovën.
Faleminderit për mikpritjen!